Lidhjet e Asad me Iranin dhe Libanin

15/03/2012 01:00

Presidenti sirian, Bashar Al Asad mori këshilla nga Teherani për mënyrën se si do ta trajtonte revoltën kundër rregjimit të tij.

Duke iu referuar mijëra emaileve të tij, mësohet për shumë lidhje me Iranin njerëzve të lidhur me Levizjen Hezbollah në Liban, si dhe për shpenzimet marramëndëse të së shoqes, Asma-s ndërsa ushtria kishte vënë në shënjestër qytete, ku vriteshin njerëz të pafajshëm. Të paktën 8000 persona humbën jetën gjatë kryengritjes në Siri, që nisi 15 Marsin e 2011 dhe vazhdon ende, me më shumë intensitet.

Përpara fjalimit të dhjetorit, këshilltari për median i Asad përgatiti disa tema, për të cilat ishte konsultuar edhe me këshilltarin politik të ambasadorit iranian.  Presidenti sirian këshillohej të përdorte fjalë të forta dhe të vlerësonte mbështetjen nga “shtetet mike”.

Asad u këshillua edhe me Husein Mortada, një biznesmen libanez me shumë influencë, i njohur për lidhjet e tij me Iranin. Ai i kërkoi Asadit të ndalojë akuzat për Al Kaeden për sulmin në Damask, duke e quajtur një gabim taktik.

Gjithcka mësohet përmes 3000 dokumenteve, që sipas aktivistëve janë emaile të shkarkuara nga adresat private të presidentit të Sirisë dhe të shoqes. Adresat e emailit i përkisnin domeinit Alshahba.com, përmes të cilit ai fliste me njerëzit e rrethit të ngushtë.

Mesazhet, të cilat i ka dhe gazeta “The Guardian”, janë zbuluar nga pjesëtarë të Këshillit Suprem të Opozitës gjatë muajve qershor-shkurt.

Dokumentet që publikohen në përvjetorin e parë të kryengritjes tregojnë familjen e parë të vendit, tërësisht të pacënuar nga ajo që realisht ndodhte në Siri.

Ndërsa bota dëshmonte masakrat në Siri, Zonja Asad harxhonte mbi 10 mijë paund në shandanë, këpucë të cuditshme, xhupa anti-plumb dhe orendi të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA