Kina shkarkon liderin e Partisë Komuniste

15/03/2012 04:47

Kina ka hequr Bo Xilai-n nga posti i tij si lideri i Partisë komuniste Chongqing, raportoi agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua.

62-vjeçari ishte një konkurrent i fortë për të zënë një post të lartë në Kinë, kur partia ndryshoi udhëheqësin e saj këtë vit.

Megjithatë, një skandal shpërtheu kur shefi i tij i mëparshëm i policisë kaloi një ditë në një konsullatë në Shtetet e Bashkuara muajin e shkuar.

Zëvendëskryeministri Zhang Dejiang do të zëvendësojë zotin Bo, tha më tej Xinhua.

Kjo lëvizje vjen vetëm një ditë pas përfundimit të sesionit vjetor parlamentar të vendit, Kongresi i Popullit Kombëtar, kur mungesa e zotit Bo në një takim ngjalli spekulime në lidhje me të ardhmen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA