Egjipt, masakra në ndeshje, 75 akuza vrasje

15/03/2012 15:25

Prokuroria Egjiptiane lajmëroi ditën e enjte për ngritjen e 75 akuzave për vrasje dhe neglizhencë me pasojë vdekjen, pas përballjeve masive që ndodhën gjatë një ndeshje futbolli, gjatë të cilës humbën jetën 74 tifozë, si rrjedhojë e plagëve të marra me thikë, shtypjes mes turmës apo asfiksimit.

Spordashësit u përplasën midis tyre në datën 1 shkurt, në një ndeshje të zhvilluar në Port Said, midis skuadrave elitare të al-Masrit dhe al-Ahlit. Nëntë policë figurojnë midis të paditurve.

Mediat vendase kanë akuzuar gjerësisht policinë për paaftësi, për moskontrollimin e situatës në stadium dhe në ditët në vazhdim, ku 16 persona të tjerë u vranë në lidhje me masakrën e ndodhur në Port Said.

Akuza të ashpra janë drejtuar edhe ndaj autoriteteve ushtarake, që drejtojnë në mënyrë të përkohshme Egjiptit, ndërsa u spekulua, pa prova, se masakra ishte organizuar nga mbështetësit e ish-diktatorit Mubarak.

Si rrjedhojë e fatkeqësisë, sezoni futbollistik në Egjipt u ndërpre dhe ai nuk ka nisur ende. Bisedimet për rinisjen e ndeshjeve po zhvillohen në Federatë dhe pritet që një marrëveshje të gjendet së shpejti për luajtjen e të gjithave ndeshjeve deri në fund të sezonit pa spektatorë.

Top Channel