Dhjetra tibetianë dolën në protesta pas vetëflijimit të një murgu budist i cili i vuri flakën vetes në shenjë manifestimi kundër qeverisjes kineze në perëndim të provincës Qinghai.
Murgu i vuri flakën vetes jashtë manastirit ku shërbente në qytetin Tongren. “Tibeti i Lirë” dhe “Fushata Ndërkombëtare për Tibetin”, dy organizata tibetiane që veprojnë në ekzil, njofuan se qindra njerëz dolën në rrugët dhe sheshet e pjesës perëndimore të provincës duke kërkuar “lirinë”.
Ky ishte rasti i radhës që një murg tibetian vetëdigjet në shenjë proteste kundër autoriteteve kineze. Besohet se viteve të fundit të paktën 25 murgj janë vetëflijuar për atë që ata e quajnë “raprezalje kundër besimit të tyre”, nga autoritetet zyrtare.
Top Channel