Sondazhi, amerikanët pro sulmit mbi Iranin
14/03/2012 04:45
Në qoftë se do të provohej që Irani po ndërton një bombë atomike, shumica e amerikanëve do të ishin në favor të një aksioni ushtarak mbi këto fabrika në vendin islamik.
Ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga Reuters/Ipsos.
56 përqind e të anketuarve është shprehur në favor të ndërhyrjes, ndërsa 39 përqind e kampionit të nxjerrë është shprehur kundër.
Por shifrat ndryshojnë në qoftë se sulmi do të shaktonte një ndryshim në çmimin e benzinës: në një rast të tillë 53 përqind do të ishin pro dhe 42 përqind kundër.
Top Channel