SHBA, të shtëna në hyrje të gjykatës

14/03/2012 20:10

Një person hapi zjarr në hyrjen e një gjykate në Teksas, SHBA, duke lënë të paktën një person të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur, lajmëruan burimet policore.

Agresori u përpoq të arratisej me mjetin e tij nga Bomonti, qyteti ku ndodhi ngjarja, i ndodhur 80 kilometra në veri të Hjustonit, kryeqytet i Teksasit, por gjatë ngjarjes plagosi veten dhe rezistenca e tij përfundoi pas disa kilometrash arratie.

I vendosur nën arrest në spital, i dyshuari ishte në gjykatë së bashku me antarë të tjerë të familjes së tij, por nuk është ende e qartë se çfarë motivoi sulmin e tij.

Për momentin, nuk është bërë ende e qartë se me cilën çështje lidhej prezenca e tij në gjykatë dhe nëse motivet lidhen me dëshirën për t’u hakmarrë ndonjë ndonjë vendimi të dhënë prej drejtësisë amerikane.

Top Channel