Santorum, dhe dy fitore

14/03/2012 00:00

Beteja për nominim në kampin republikan premton të tjera surpriza.
Pikërisht atëhere kur u mendua se Romney e kishte cimentuar kryesimin,
Rick Santorum korri fitore ne dy shtete te jugut, Misisipi dhe Alabama,
duke forcuar statusin e tij te alternavites konservatore përballë
Romney-t, kandidati kryesues në garë.

Santorum u rendit i pari, i ndjekur nga Newt Gingrich në vend të dytë dhe Romney në vend të tretë. Dridhet ish guvernatori i Massachusetsit, ishin komentet ne media, ndersa Santorum deklaroi se fushata e tij kishte te bente me njerez te zakonshem, që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.

“Do te konkurojme ngado, kudo qe te jete. Tani eshte momenti qe konservatoret te bashkohen, eshte momenti te sigurohemi se kemi shanset me te mira per t’i fituar keto zgjedhje, se ekziston mundesia qe te caktohet nje koservator per t`u perballur me Barak Obamen ne nentor”, tha Santorum.
   
Gingrich pat shpresuar të fitonte te pakten njerin prej shteteve në mënyrë që të mbante kandidaturën e tij ende në lojë. Por ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve u tha të pranishmëve në një tubim mbrëmë se ai nuk do të përfillte thirrjet për tërheqje nga gara, duke e përshkruar veten si udhëheqës vizionar që mund të kthejë Amerikën në pozicionin që i takon.

Votimet e se martes erdhen ne nje kohe kur dy sondazhe opinioni treguan renie te popullaritetit per barak obamen, ne mesin e zemerimit qe ka shkaktuar ne radhet e amerikaneve rritja e cmimit te naftes dhe gazit.

Top Channel