Megjithë paketën e huasë prej 130 miliard euro dhe reduktimin e borxhit me gati 107 miliard euro Greqia nuk do të jetë ende e gatshme të rikthehet për disa vite në tregjet financiare, nënvizon raporti për qëndrueshmërinë e borxhit grek që ka paraqitur trojka në samitin e ministrave të Eurozonës në Bruksel. Madje Athina sipas ekspertëve mund të ketë nevojë edhe për një paketë tjetër shpëtimi të tretë, rreth vitit 2014.

Olli Rehn, Komisioneri per Ekonimine ne BE:

“Programi i dytë ka një theks shumë të fortë tek reformat ekonomike që mund të sjellë zhvillimin kaq te nevojshem dhe rritjen e vendeve te punes në Greqi. Mënyra është tani e qartë për të zbatuar paketën e reformave dhe natyrisht suksesi i programit do të varet në thelb nga implementimi i palëkundur i tij  dhe uniteti politik në Greqi”.

Për sa i përket shifrave, vetëm nëse Athina zbaton me përpikmëri reformat deri në vitin 2030 borxhi kolosal grek do të bëhet i qëndrueshëm. Specialistet e BE, FMN dhe BQE theksojnë se kjo paketë e huasë dhe programi i shkembimit te bonove, mund të cojnë borxhin grek ne 116.5% ne 2020 dhe ne 88% te PBB ,dhjete vjet më vonë.

“Objektivi ynë tani është zbatimi i plotë i programit dhe natyrisht rikthimi i ekonomisë së Greqisë në ritmet e zhvillimit”, tha Evangelos Venizellos, Ministri grek i Financave.

Samiti ka vendosur gjithashtu qe Greqia do të marrë si fillim një shumë prej 48 miliard eurosh për rikapitalizimin e bankave dhe rreth 15 të tjera me këste mujore të vendosura në një llogari të vecantë deri në mesin e muajit maj.

Nenshkrimi zyrtar i marrëveshjes së huase bëhet ditën e mërkurë, ndërsa të enjten kreu i FMN, Kristin Legard do të miratojë pjesëmarrjen e organizmit në paketën e shpëtimit për Greqinë me një vlerë prej 28 miliard euro.

Top Channel