“Nigeria”, Hague vizitë në Itali

14/03/2012 18:00

Ministri i Jashtëm britanik, William Hague do të zhvillojë një vizitë në Itali më 22 mars, ka bërë të ditur një zëdhënës i Foreign Office.

Hague do të takohet me homologun Giulio Terzi dhe më pas do të ketë takime të tjera dypalëshe, ka saktësuar burimi zyrtar nga Londra.

Vizita synon të “qetësojë ujërat” pas vrasjes së pengjeve në Nigeri, njëri prej të cilëve italian, për shkak të dështimit të forcave speciale britanike.

Gjithësesi, dy shefat e diplomacive e trajtuan çështjen në fjalë edhe kur u takuan të premten dhe të shtunën e kaluar në Kopenhagen të Danimarkës.

Nga detajet që kanë dalë në media mbi operacionin për shpëtimin e pengjeve ka rezultuar se komandot nuk i kapën dot në befasi pengmarrësit.

Për rrjedhojë, këta të fundit patën kohë t’i çonin dy pengjet, njëri britanik dhe tjetri italian, në tualetin e ndërtesës ku i mbanin, ku dhe i ekzekutuan.

Pas ngjarjes, politikanët italianë shprehën zemërimin e tyre me kryeministrin britanik David Cameron, pasi ky i fundit nuk u konsultua me shtetin italian para se të miratonte zhvillimin e operacionit.

Por në takimin e Kopenhagenit, ministri Hague i bëri të qartë zotit Terzi se mundësitë për të siguruar lirimin e pengjeve ishin “të kufizuara”, se jetët e tyre ishin gjithnjë e më shumë në rrezik dhe se mundën ta informonin Italinë vetëm kur operacioni ishte në zhvillim e sipër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA