Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallim etnie ti thonë “JO” dhunës dhe të zgjasin dorën e miqësisë mes vetes.

Ai ka thënë se të gjithë ata që përmes dhunës dëshirojnë të cënojnë bashkëjetësën në Maqedoni do të jenë të dënuar.

Gjorgje Ivanov, President i Maqedonisë :

“Në shoqërinë tonë më nuk ka vend për nxitje të përleshjeve etnike dhe jotolerancës. Të gjithë ne me dhimbje e kujtojmë shijen e hidhur të konflikteve që na ndodhën para më shumë se një dekade. Edhe pse qytetarët, janë të vetëdijshëm se ardhmëria jonë është në bashkëjetesën edhe në respektimin e ndërsjellë, për fat të keq,  këto ditë vazhdojnë përpjekjet të provokohet jotolerancë”.

Por, kreu i PDSH-së Menduh Thaci, tha se këto problemet mund të parandalohen me veprime të institucioneve dhe jo me apele. Ai tha se  incidentet ndëretnike janë rezultat i kultivimit të një klime nacionaliste të Qeverisë së Maqedonisë.
 
“Përkulja totale e palejueshme e z.Ahmeti kanë të bëjnë me qasjen shtetërore anti-shqiptare. Këto gjëra nuk ndalen me apele por këto gjëra ndalen me veprim të drejtpërdrejtë institucional. Në rend të parë partia shqiptare duhet ta kontestojë këtë Qeveri, të largohet prej kësaj qeverie dhe ata të cilët i kanë instrumentet në dorë duhet ligjin ta aplikojnë ashtu sic duhet”, tha Menduh Thaci, kreu i PDSH-së.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Maqedonisë reagoi të martën kundër djegies së flamurit maqedonas gjatë protestës së mbajtur në Burrel të Shqipërisë.

Në reagimin me shkrim të kësaj ministrie thuhet se incidentet e këtij karakteri nuk shkojnë në të mirë të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA