Kinë, 15 viktima nga aksidentit

14/03/2012 00:00

Mbi 15 persona kanë gjetur vdekjen dhe 6 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik në Kinë.

Policia kineze bëri me dije se shoferi i një autobusi ka humbur kontrollin e mjetit të tij duke rënë në një gremnië të thellë në një zonë malore në provincën Sichuan.

Mbi 200 oficerë policie, doktorë, ushtarë e zjarrfikës u përfshinë në operacionin e shpëtimit pas aksidentit. Sipas mediave pesë nga gjashtë personat e plagosur janë në gjendje të rëndë.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia bën me dije se hetimet vazhdojnë për këtë. Dyshimet kryesore janë për një gabim të shoferit, pasi kushtet e rrugës ishin optimale në momentin e aksidentit.

Top Channel