Japoni, një tërmet i ri trondit vendin

14/03/2012 00:00

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë është regjistruar në Japoni, me epiqendër në veri të Tokios, në prefekturat Ibaraki dhe Çiba.

Lëkundja është regjistruar në orën 21:05, me orën lokale, në 13.05 me orën tonë, në qytetin Çoshi, në prefekturën e Çibës.

Edhe pse nuk u dha alarmi për tsunami, Agjencia Meteorologjike Japoneze paralajmëroi se mund të ketë ndryshme të lehta të nivelit të detit në rajonet bregdetare.

AMJ ka bërë thirrje për kujdes, pasi sipas saj mund të ketë lëkundje të tjera të lehta pas tërmetit 6.1 ballësh, i cili është njësoj me atë të 11 marsit të vitit 2011, që shkatërroi veri-lindjen e vendit.

Ai u lokalizua në zonën e Paqësorit, disa qindra kilometra nga ishulli i Hokaidos, deri në prefekturat Ibaraki dhe Çiba.

Pak ditë më parë e tërë Japonia përkujtoi tërmetin shkatërrimtar të vitit të kaluar, që u shoqërua me një tsunami gjigand që dëmtoi edhe impiantin bërthamor të Fukushimës.

Qirinj, lule dhe letra përkujtimore u vendosën në përmendore të ndryshme në të gjithë vendin ditën e dielë, për të kujtuar mijëra personat që humbën jetën.

Top Channel