Itali, greva paralizon transportin
14/03/2012 15:45
Sistemi italian i transportit u paralizua nga një greve 4-oreshë e drejtuesve të autobuzeve e metrove në orët e para të dites, që janë dhe më të ngarkuarat me lëvizje.
Radhë të gjata njerëzish u krijuan përpara zyrave të informacionit, të befasuar nga greva e papritur.
Pasi miratoi një plan masash të rrepta anti-krizë në dhjetor, qeveria e kryeministrit teknokrat italian, Mario Monti po insiston tani për rishikim të tregut të punes, lëvizje që konsiderohet jetike për rritjen e ekonomise.
Por, sindikalistët druhen se privatizimi i pjesshëm i sektorit do të çojë në humbjen e vendeve të punës e do të përkeqësoje kushtet e saj, ndërsa kontratat aktuale të punës do të bllokohen.
Top Channel