Iran, Ahmadinexhat “bombardohet” në Kuvend

14/03/2012 15:35

Mahmud Ahmadinexhad është bombarduar me pyetje nga deputetët iranianë gjatë një seance parlamentare të përqendruar tek vendimet e tij mbi politiken e brendeshme dhe atë të jashtme.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit këmbënguli se çdo vendim i marrë ka qenë në perputhje me ligjin dhe mohoi të ketë sfiduar autoritetin e liderit suprem, Ajatollahut Ali Kamenei.

Kjo ishte hera e parë që prej Revolucionit Islamik të 1979-s që Parlamenti Iranian thërret në seancë pyetjesh një president. Këtë muaj, kandidatët konservatorë, mbështetës të Ajatollahut, qene të suksesshem në zgjedhjet parlamentare.

Ndërsa aleatet e Ahmadinexhadit dolen keq, çka shtyn analistët të mendojnë se qëndrimi politik i kreut të shtetit është kompromentuar rënde.

Grupet e qendrës dhe ato reformatore humbën gjithashtu shumë vende në Parlament, e ndasi të thella politike janë shfaqur mes lidërve kryesorë.

Thirrja e Ahmadinexhadit në asamble pason një peticion të pritur prej kohësh mbi rishikimin e vendimeve të tij politike. Ahmadinexhad, thotë BBC, ka kërkuar gjithmonë të lërë gjurmën e tij në historine e Iranit.

Pyetjet fshikullese kanë patur një gamë të gjerë, duke nisur nga menaxhimi i ekonomisë, e deri tek mosmarrëveshjet me Khamanein. Për mbi një orë, Ahmadinexhad është përpjekur të bindë ligjvënësit se çdo vendim i tij ka qenë konform ligjeve.

Vetë thirrja e presidentit konsiderohet si shenjë e përçarjes së thellë në mesin e lëvizjes konservatore në pushtet dhe në këtë luftë, fitorja duket se anon më shumë nga Ajatollahu.

Kufizimet kohore të mandatit nënkuptojne se Ahmdinexhadi do ta lërë postin e presidentit vitin që vjen, por Ali Khamenei planifikon të mbetet lider shpirtëror i vendit për një kohë shumë të gjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA