Hagë, dënohet lordi kongolez i luftës
14/03/2012 16:00
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës shpalli lordin kongolez të luftës, Thomas Lubanga, fajtor për rekrutimin e fëmijeve ushtarë në periudhen e viteve 2002-2003 dhe shndërrimin e tyre në vrasës.
Lubanga, sipas gjykatësve, ka regjistruar fëmijë nën 15 vjeç e i ka detyruar të marrin pjesë në luftime gjatë periudhës së luftës civile.
Vendimi i marë përbën një moment historik për GJNP-në, që ka në shënjestër të saj krimet e luftes në mbare boten. Kjo për faktin e thjeshtë se është i pari vendim i gjykatës me qendër në Holande, që ka në shqyrtim edhe 14 çeshtje të tjera, tre nga të cilat në fazë fillestare.
Top Channel