Afganistan, frikë gjatë vizitës së Panetta-s

14/03/2012 21:20

Një makinë ka shpërthyer në një pistë në Afganistan, teksa po ulej avioni që kishte në bord sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Leon Panetta.

Sipas lajmeve nga burime të Pentagonit, bëhet fjalë për një automjet, që drejtohej nga një shtetas afgan, dhe që papritur ka marrë flakë.

Të njëjtat burime kanë saktësuar se në aksident nuk ka pasur të plagosur, ndërsa burime të tjera thonë se ishte një makinë e vjedhur dhe se drejtuesi i saj është arrestuar.

Gjithësesi, sekretari i Mbrojtjes, apo persona të tjerë që ndodheshin në avion, nuk kanë qenë në asnjë moment në rrezik.

Kështu thuhet në një komunikatë të komandos së NATO-s në Afganistan, që u është dërguar mediave ndërkombëtare pak momente pasi ka ndodhur aksidenti.

Nga flakët që ka marrë makina një ushtar i NATO-s ka mbetur i plagosur, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është arrestuar, thuhet më tej në komunikatë.

Ndërkohë, kursi i avionit ku udhëtonte sekretari amerikan është devijuar për arsye sigurie, ka bërë të ditur një zëdhënës i Pentagonit, i cili ka konfirmuar gjithashtu se Panetta nuk ka qenë asnjëherë në rrezik.

Ndërsa burime të tjera kanë konfirmuar gjithashtu se makina-bombë që shpërtheu në pistë, që ndodhet në një bazë britanike në jug të Afganistanit, ishte një makinë aeroporti që shërbente për transportin e pasagjerëve pasi zbresin nga avioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA