Katër ushtarë polakë, të cilët pranuan vrasjen e tetë civilëve afganë gjatë misionit të tyre në vend, përballen me një proces të dytë, pasi një gjykatë e mëparshme i shpalli të pafajshëm.
Tetë civilët, midis të cilëve gra dhe fëmijë, mbetën të vrarë në Nangar Khel, kur trupat, pjesë e aleancës së NATO-s, hapën zjarr gabimisht mbi një grup dasmorësh, në gusht 2007.
Prokurorët ushtarakë apeluan në Gjykatën e Lartë Polake, pasi shtatë ushtarë u shpallën të pafajshëm për akuzën e krimeve të lufrës, disa muaj më parë. Akuzat u pushuan ndaj tre ushtarëve të tjerë për mungesë provash.
Toga polake sulmoi fshatin e ndodhur në krahinën e Paktikës me mortaja dhe armë automatike, duke dyshuar se midis të pranishmëve kishte disa antarë talebanë. Mbi ta rëndon edhe akuza e mosmbrojtjes së civilëve, parashikuar nga Konventa e Gjenevës.
Në mbrojtje të tyre, ushtarët pretendojnë se ishin vendosur nën zjarr nga militantët islamikë dhe se vdekjet e civilëve u shkaktuan nga municioni i pakalibruar i mortajës.
Është hera e parë që pjestarë të ushtrisë polake janë vendosur në gjykim për krime lufte dhe shkelje të Konventës së Gjenevës e Hagës, për mbrojtjen e civilëve dhe për të drejtat e njeriut.
Top Channel