Vietnami, “luftë” Kinës me 7 murgj

13/03/2012 00:00

Ishujt Spratly prej vitesh kanë qenë “molla e sherrit” mes Kinës dhe Vietnamit, por kontesti është rindezur më shumë muajt e fundit, pas përplasjeve mes dy vendve se cili ka sovranitetin dhe të drejtën për peshkim në këto ujëra.

Tensionet u përshkallëzuan aq shumë, sa Kina vendosi dërgimin e anijeve ushtarake për të patrulluar në zonë, ndërkohë që Vietnami do t’i kundërpërgjigjet ish-aleatit në luftën kundër Shteteve të Bashkuara me 7 murgj budistë.

Kreu i murgjëve në një manastir vietnamez publikoi nismën për dërgimin e 7 murgjëve në ishujt Spratly, ishuj që aktualisht janë të pabanuar. Ishujt u braktisën në vitin 1975, pas përfundimit të luftës së Vietnamit dhe tërheqjes së Shteteve të Bashkuara.

Sipërfaqja e ishujve është e vogël, por të dyja vendet janë vënë në dijeni të zbulimeve të fundit se nëntoka në këtë zonë është e pasur me naftë dhe ngulmojnë për sovranitetin e mbi ta.  

Top Channel