Vendoset armëpushimi në Gaza

13/03/2012 02:00

Pas katër ditësh përleshjesh vdekjeprurëse është rënë dakord për një armëpushim që do të pezullojë operacionet aktuale mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Lajmi bëhet i ditur nga një zyrtar egjiptian, i cili citohet të ketë thënë se armëpushimi i ndërmjetësuar nga egjiptianët hyri në fuqi të hënën në orën lokale  01:00.

Ndërsa më vonë një zyrtar i Hamasit konfirmoi për BBC-në se ishte rënë dakord për armëpushimin. Izraeli nuk e ka komentuar ende publikisht armëpushimin e raportuar.

Së paku 25 palestinezë kanë vdekur në sulmet ajrore izraelite që nga e premtja, bëjnë të ditur raportet. Ndërsa Izraeli nga ana e tij thotë se 35 njerëz u plagosën në sulmet me raketa palestineze.

Top Channel