Tiranë, arrestohet për vjedhje kreu i një banke

13/03/2012 00:00

Kreu i një banke të nivelit të dyte në Tiranë ka përvetësuar në menyrë
të paligjshme, në periudha kohore të ndryshme, rreth 300 mijë euro nga
kasaforta e bankës ku punonte.

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se njesia task force ka bere arrestimin e Julian Lipes, drejtor i nje dege te nje banke te nivelit te dyte në Tirane. Arrestimi u krye ne bashkepunim me policine, pasi siç rezultoi nga hetimet e kryera dhe nepermjet pamjeve filmike te kamerave te sigurise se bankes, se Lipe ne oret e vona te mbremjes kthehej ne degen e bankes dhe duke perfituar edhe posti si drejtor i deges, merrte nga kasaforta shuma te konsiderueshme eurosh.

Denoncimi ka ardhur edhe nga vete banka, pasi i rezultonte se 300 mije euro mungonin ne llogarite e saj. Dyshimet e para jane qe Lipe mund ta kete humbur kete shume duke luajtur ne lokale te lojrave te fatit apo llotarive sportive. Ndaj Julian Lipes eshte ngritur akuza e shperdorimit te detyres dhe vjedhjes.
 
 

Top Channel