Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviç është shprehur i bindur
se Serbisë nuk do t’i vendosen kushte të tjera në rrugën e integrimit
në BE.

Në një prononcim për mediat serbe, Stefanoviç ka deklaruar se ekzistojnë disa kushte, të cilat Beogradi nuk mund t’i pranojë.

“Në BE dominon mendimi se Kosova është e pavarur dhe se si e tillë duhet të njihet nga Serbia. Vetë BE nuk mund ta ketë ketë qëndrim, sepse pesë shtete anëtare nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Stefanoviç.

“Politika jonë është që të zgjidhim problemet, por të mos cenojmë interesat kombëtare dhe shtetërore”, ka nënvizuar negociatori serb.

Më tej Stefanoviç ka folur dhe për zgjedhjet lokale, duke thënë se për mbajtjen e tyre në Kosovë do të vendosin organet përgjegjëse.

“Duhet të vlerësohen të gjitha rrethanat politike. Disa shtete të fuqishme konsiderojnë se nuk duhen mbajtur zgjedhje në Kosovë, por Serbia ka interesat e saj dhe me to duhet të merret”, ka pohuar Stefanoviç.

Ai është shprehur i vetëdijshëm se mirëqënia e qytetarëve të Serbisë varet nga marrëdhëniet me fuqitë e mëdha, por ka theksuar se duhet të gjenden forma dhe mënyra që respektojnë kushtetutën serbe dhe rezolutën 1244.

Lidhur me bisedimet me Kosovën, Stefanoviç deklaroi disa ditë më parë se faza e dytë e proçesit do të nisë pas formimit të qeverisë së re serbe dhe do të sjellë në tryezën e bisedimeve çështje më të komplikuara.

“Është e sigurtë se pavarësisht se një numër çështjesh të rëndësishme janë zgjidhur në maratonën e bisedimeve që kemi pasur, ata që do të vijojnë dialogun pas zgjedhjeve do të përballen me fazën më të komplikuar të tij”, tha Stefanoviç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA