" /> ">

Skandali “Vergine”, procesi ende në udhëkryq

13/03/2012 00:00

Prokurorja e çështjes pranoi kërkesen e të akuzuarve për skandalin e
kontrabandës se naftës “Vergine”, për t’iu nënshtruar gjykimit të
shkurtuar.

Pas prokurorise duhet të jetë qe gjykata qe ta konfimoje kete. Por trupa gjykuese e kryesuar nga Kreshnik Omari, kerkoi dy jave kohe per t’u konsultuar dhe marre nje vendim, nese do ta pranoje apo jo kerkesen per gjykimin e te shkurtuar.

Ne seancen e trete, procesi ne ngarkim te 16 te pandehurve per skandalin e naftes “Vergine”, tashmë ndodhet në udhëkryqin nëse gjyqi do të zhvillohet si zakonisht apo do të jetë i shkurtuar. Gjykim të tillë kanë kërkuar shoferët nën akuzë për mos kallëzim krimi, por edhe biznesmeni Iliaz Fisheku nën akuzë për pastrim parash.
Prokuroria pretendon se nje sasi prej mijëra tone nafte bruto nuk eshte ekspertuar jashte Shqiperise, siç shenohej ne dokumente, por eshte shitur e perzier me naften e importit.

Gjykatesit e Shkalles se Pare kane tashme per zbatim nje vendim te Gjykates Kushtetuese, i cili eshte i barazvlefshem me ligjin, lidhur me gjykimin e shkurtuar, vendim i cili pritet te shkaktoje dilema mes tyre per pranimin ose jo te gjykimit te shkurtuar.

Sipas ketij vendimi, ne rast se pranojne gjykimin e shkurtuar, gjykatesit nuk mund te ndryshojne akuzen gjate hetimit gjyqesor. Pa hyre, ne interpretim te vendimit te Gjykates Kushtetetuese shume gjyqtare thane per Top Channel se legjislativi pas ketij vendimi duhet te nderhyje urgjent per te ripare nenin 375 te Kodit te Procedures Penale, i cili sipas tyre bie ndesh me vendimin e 10 shkurtit te Gjykates Kushtetuese.

Top Channel