Siria minon kufirin

13/03/2012 00:00

Makineria e vdekjes e regjimit sirian duket e vendosur të mos lejoje
sirianet t’i shpëtojne dhunës. Sipas ‘Human Rights Watch’, me qindra mina
jane vendosur ne zonat kufitare me Libanin dhe Turqine, pikerisht ne
rruget e perdorura nga refugjatet qe tentojne largimin nga vendi.

Organizata me seli ne New York thote se ka prova te shumta ne mbeshtetje ne pohimeve te saj, perfshi rrefime te deshmitareve okulare dhe specialisteve te çminimit. “Siria ka ndermarre nje sere masash per kontrollin e plote te kufijve, dhe vendosja e minave tokesore ishte pjese e planit te saj”, thuhet ne raportin e ‘Human Rights Watch’.

Perdorimi i ketyre minave eshte krejtesisht i paarsyeshem, lexohet me tej ne dokument. Nuk ka justifikim per nje veprim te tille nga asnje vend i botes, per asnjë arsye. Vete Siria, e cila nuk eshte firmetare e traktatit te Otaves qe ndalon prodhimin, perdorimin dhe ruajtjen e minave anti-njeri, nuk ka bere asnje koment mbi pretendimit e organizates per te drejtat e njeriut.

Ne plan diplomatik nderkohe, perpjekjet per zgjidhjen e krizes vazhdojne. Ministri i jashtem rus Sergei Lavrov mori pjese ne nje takim te Liges Arabe ne Kajro, ku palet u pajtuan me nje plan 5 pikesh i cili te ndihmoje ne kapercimin e ketij ngerci. Lideret arabe i kerkuan megjithate Moskes te mbeshtese planin e paqes qe perfshin kerkesen e largimit te Bashar al Assadit nga pushteti.

“Pika numer nje e planit eshte – fundi i dhunes, krijimi i nje mekanizmi te paanshem monitorimi, kundershtimi i nderhyrjes se jashtme, lejimi i pakufizuar i ndihmes dhe mbeshtetje e fuqishme per Kofi Annan e nisjen e nje dialogu politik mes qeverise dhe grupeve opozitare siriane”, thotë Hamad al Thani, kryeministër i Katarit.

Rebelet e ushtrise se lire siriane nga ana tjeter duken te bindur se Assadi do te pesoje fatin e ish liderit libjan Muamar Gaddafi.

“Sipas mesazhit te Kofi Ananit, situata ne vend eshte teper e veshtire. E dime se fundi i Assadit do te jete i ngjashem me ate te Gaddafit, sepse Gaddafi vrau njerezit e vet, vrau gra e femije. Bashar al Assadi nuk ndryshon shume prej tij”, thotë zëdhënësi.

Qe prej fillimit te protestave nje vit me pare, ne Siri jane vrare me shume se 8.000 vete dhe nje pjese e tyre, jane gra e femije.

Top Channel