SHBA, kandidatët garojnë në Jugun e Thellë

13/03/2012 00:00

Votuesit në Misisipi dhe Alabama do të zgjedhin të martën kandidatin
republikan, në një moment kur gara për emërimin presidencial të partisë
ka hyrë në një fazë kritike.

Një fitore e kandidatit kryesues Mitt Romney në pjesën konservatore të Jugut të Thellë do të ishte një arritje e vërtetë për fushatën e tij.

Por një fitore e mundshme e kandidatit tjetër Rick Santorum do të minonte progresin e Romney dhe do të vinte në dyshim kandidaturën e tij.

Ndërkohë, Newt Gingrich do të përballet me thirrjet për t’u tërhequr nga gara nëse nuk siguron fitoren në këtë proçes paraprak.

Sondazhet e kryera sugjerojnë një garë me “tre drejtime”. Anketa e Public Policy Polling, e publikuar të hënën, i jepte zotit Romney një fitore të fortë në zgjedhjet primare të Alabamës, me një dominim prej 31 për qind.

Zoti Gingrich ndodhej në ndjekje të tij me një pikë mbrapa, ndërsa Santorum ishte në vendin e tretë, edhe ky me një pikë më pak se i dyti.

Në Misisipi, analistët e kanë vendosur Gingrich përpara Romney, përkatësisht me 33 për qind të votave kundrejt 31 për qind, ndërsa Santorum të tretin me 27 për qind.

Sondazhi i Public Policy Polling tregon gjithashtu se 52 për qind e votuesve të Misisipit besojnë se presidenti Barack Obama është mysliman, ndërkohë që të njëjtën gjë besojnë fare më pak se gjysma e të anketuarëve në Alabama.

Nga ana tjetër, Romney është i bindur se rivalët e tij nuk mund ta arrijnë atë në mbështetjen e delegatëve që duhet për t’u bërë kandidati republikan që do të sfidojë Obamën në nëntor.

Top Channel