Projektligji për Gjykatën Speciale dërgohet në Qeveri, 120 pako dorëzohen pas protestës në Prishtinë
Presidenti serb Boris Tadiç ka njoftuar të martën se zgjedhjet legjislative në Serbi do të mbahen më 6 majin e ardhshëm.
Partitë duhet të prezantojnë listat e tyre tek komisioni elektoral brenda 21 prillit, të shoqëruara me firmat e të paktën 10 mijë zgjedhësve që i mbështesin ato.
Votuesit do të thirren për të rinovuar 250 vendet e Parlamentit, ndërsa pragu për hyrjen e partive në këtë institucion është caktuar në 5 për qind.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi vijnë në një moment kur vendi ka marrë statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian.
Mazhoranca e re që do të dalë prej këtij proçesi do t’i duhet të punojë për të siguruar caktimin e datës së nisjes së bisedimeve për anëtarësimin.
Gjithashtu, qeveria e re do të ketë përgjegjësinë për vazhdimin e bisedimeve me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Brukseli, në të cilat në fund të shkurtit u arrit marrëveshja e rëndësishme.
Top Channel