Obama-Cameron forcojnë bashkëpunimin

13/03/2012 15:15

Barack Obama dhe David Cameron theksuan se të dy vendet kanë një “marrëdhënie unike miqësie”, në prag të vizitës së kryeministrit britanik në Uashington.

Në një artikull të përbashkët të dy liderave, publikuar në “Ëashington Post”, theksohej se “të dy shtetet kanë një aleancë tek e cila komuniteti ndërkombëtar beson. Marrëdhëniet tona bëjnë që të kemi një botëkuptim të njëjtën për çështje me rëndësi botërore”.

Në deklaratë shtohej: “Trupat dhe qytetarët tanë kanë treguar prej kohësh se çfarë mund të bëjë populli britanik dhe ai amerikan kur qëndrojnë së bashku. Si shumë breza përpara nesh, edhe ne do të vazhdojmë në këtë rrugë partneriteti të ngushtë, i cili siguron që bota në të cilën jetojmë të jetë një vend më i mirë”.

Pritet që gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, në qendër të bisedimeve Obama-Cameron do të jetë faza e ardhshme e tërheqjes nga Afganistani, si dhe qëndrimi i përbashkët ndaj Sirisë dhe Iranit.

Cameron zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në SHBA në korrik 2010, ndërsa për herë të fundit ishte takuar me Obamën në samitet e NATO-s dhe G8.

Megjithatë, marrëdhëniet midis Londrës dhe Uashingtonit u tensionuan papritmas disa muaj më parë, pas një deklarate të Obamës, i cili në një vizitë në Paris e konsideroi Francën si një “partner unik”, për vendin e tij, duke vendosur një pikëpyetje për rolin e privilegjuar të Britanisë.

Top Channel