Autoritetet policore në Podgoricë kanë arrestuar një person të dyshuar
për agresion ndaj një gazetareje, ngjarje e ndodhur javën e kaluar.

Sipas raportimeve të mediave ballkanase, në pranga ka rënë 29-vjeçari Ivan Bushkoviç, i cili akuzohet për rrahjen e reporteres Olivera Lakiç, që punon pranë gazetës “Vijesti”.

Burimet nënvizojnë se arrestimi ka ardhur pas një proçesi hetimor intensiv, që nisi pasi gazetarja u dhunua jashtë banesës së saj në kryeqytetin malazez.

Ajo u godit prapa shpinës ndërsa po hapte derën e hyrjes në ndërtesën ku banon dhe më pas mori një sërë goditjesh në kokë. Agresioni u dënua nga organizatat evropiane për lirinë e medias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA