Senatori amerikan Dick Lugar ka propozuar miratimin e një ligji të ri
përmes të cilit t’i kërkohet presidentit Barack Obama që para samitit të
NATO-s në Çikago të përgatisë një plan për anëtarësimin e vendeve të
Ballkanit, që nuk janë ende pjesë e Aleancës.

Sipas faqes së internetit të senatorit republikan, ligji ka si qëllim zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s dhe përforcimin e partneritetit strategjik mes SHBA dhe aleatëve.

“Zgjerimi i NATO-s është një element kyç për përforcimin e stabilitetit dhe reformave politike midis demokratëve të rinj nga Evropa Qendrore dhe atyre nga Evropa Lindore dhe Ballkani”, ka deklaruar Lugar.

Sipas tij, anëtarësimi i vendeve të reja do të ndihmojë në konsolidimin e sigurisë rajonale, si dhe do të ndikojë që ato të kthehen në partnerë të afërt ekonomikë dhe strategjikë të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Lugar ka kërkuar më tej që Senati ta mbështesë propozimin e tij në mënyrë që të konfirmojë angazhimet amerikane për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA