Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë një takimi me homologun turk
Abdullah Gyl deklaron se e ardhmja e të gjithë vendeve në rajon e më
gjerë është në Bashkimin Europian dhe ato duhet ta ndihmojnë
njëra-tjetrën në proceset integruese.

Në një njoftim për media të kabinetit të presidentes, cituar nga Europa e Lirë, thuhet se takimi është zhvilluar në Stamboll, në të cilin, presidentja Jahjaga ka vlerësuar ndihmën dhe përkrahjen e Turqisë për Kosovën.

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, sipas njoftimit për media, theksoi përkushtimin e vendit të tij për të thelluar më tej bashkëpunimin politik e ekonomik ndërmjet Kosovës e Turqisë.

Ai citohet të ketë thënë se “shteti turk do të vazhdojë ta përkrahë njohjen dhe konsolidimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, në të gjitha forumet rajonale dhe ndërkombëtare”.

Top Channel