Kriza ekonomike që ka përfshirë Greqinë ka futur popullsinë në një
dëshpërim të thellë, duke e detyruar të bëjë veprime të paimagjinueshme
për të mbijetuar.

Kështu, një vajzë greke 12 vjeçe është arrestuar nga policia nën akuzën se ka shitur të birin 10-javësh për një shumë prej 12.500 euro.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Athens News”, sipas të cilës adoleshentja u demaskua nga dy agjentë të infiltruar policie, të cilët ishin shtirur si një çift i interesuar për një fëmijë.

Vajza, që mund të lirohet pasi të jetë dëgjuar nga një gjykatës, është arrestuar bashkë me një hallë 44-vjeçare dhe prindërit e kësaj të fundit, 65 dhe 71 vjeç, nën akuzën e adoptimit ilegal.

Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Ksirisopoli, një qytezë në Greqinë qendrore, dhe operacioni është kryer pasi policia kishte marrë informacione nga një informator.

Për transaksionin, agjentët kanë përdorur kartmonedha të shënuara që më vonë janë përdorur për të inkriminuar të dyshuarit. Ndërkohë, bebja është shtruar në një spital dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA