Lideri i degës algjeriane të Al-Kaedës u dënua ditën e martë nga një gjykatë me vdekje në mungesë.
Abdelmalek Droukdel, i cili përdor pseudonimin Abou Mossab Abdelëadoud, është kryetari i organizatës së Magrebit Islam, e lidhur ngushtërisht me Al-Kaedën.
Një Gjykatë në Algjer e dënoi atë, së bashku me tetë bashkëpunëtorë, për akuzën e vrasjes, pjesëmarrjes në një grup terrorist dhe sulmit duke përdorur eksplozivë. Besohet se Abdelëadoud është personi që rekrutoi kamikazët e parë në Algjeri.
Ai është pjesë e një procesi që po heton 18 persona, për tre sulme të ndryshme me bomvë në kryeqytetin Algjer, në prill 2007. Në këto sulme mbetën të vrarë 22 persona dhe u plagosën më shumë se 200 të tjerë.
41-vjeçar, vendndodhja aktuale e Droukel, në profesion inxhinjer, është e panjohur. Ai ka luftuar në Afganistan dhe konsideron ish-liderin e al-Kaedës në Irak, Abu Musab al-Zarqaëi, si një idhull.
Magrebi Islamik është një organizatë që operon në Algjeri, Mali dhe Mauritani. Qëllimi i saj i vetëm është krijimi i një shteti unik islamik.
Top Channel