“Hackers”, kinezët vjedhin projektet sekrete

13/03/2012 00:00

Piratët informatikë kinezë kanë mundur depërtojnë në thellësi të sistemeve kompjuterike amerikane duke vjedhur projekte sekrete ku më i rëndësishëm mbetet ai i avionit luftarak F-35.

Sipas shtypi britanik, piratët kinezë vazhdojnë sulmet e tyre të suksesshme duke vjedhur projektet e perëndimit.

Mësohet se vjedhja e projektit të avionit luftarak F-35 u krye për më shumë se 18 muaj ndërsa askush në SHBA nuk ka kuptuar se dikush ishte futur në sistem, të paktën deri në momentin kur ishte tepër vonë.

Vec projekteve të F-35 që ishin cmimi i madh, hakerat kinezë kanë marrë edhe shumë informacione të tjera të rëndësishme, pasi informacioni i tyre shtrihej që nga zyra e kancelares gjermane Angela Merkel e deri tek departamentet strategjike në Shtetet e Bashkuara.

Hakerat që mbrohen nga qeveria kineze vazhdojnë të jenë një kërcënim tepër i madh për sigurinë e botës kompjuterike dhe jo më kot një raport i paraqitur në Kongresin Amerikan nënvizonte kërcënimin që ata përbëjnë.

Top Channel