60 shekuj burg për ushtarin në Guatemalë
13/03/2012 15:45
6.060 vjet burg. Ky është dënimi i dhënë nga një gjykatë në Guatemala ndaj një ish-ushtari të përfshirë në masakrën e 201 personave gjatë luftës civile.
Pedro Pimentel Rios u ekstradua vitin e shkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Ai është i pesti ish-ushtar që dënohet për raprezaljen në fshatin Dos Eres, në vitin 1982.
Numri i viteve të burgut për 55-vjeçarin është gjerësisht simbolik, sepse maksimumi i kohës që dikush mund të vuajë në burg në Guatemalë është 55 vjet heqje lirie.
Ndëshkimi i Rios është pjesë e ripëtëritjes së lëvizjeve për t’i dhënë dënimin e merituar të gjithë personave të perfshirë në mizoritë e luftës.
Top Channel