Vritet roja e një karburanti

12/03/2012 00:00

Vrasja e një roje karburanti mëngjesin e së henes, mbetet ende në rrethana të pasqaruara për policine e kryeqyetit.

Rreth orës 3:30 minuta të së henes pranë Kthesës së Kamzës, të karburant “Uran” u gjet i vrare me armë zjarri, me dy plumba ne trup 21-vjeçari Amarildo Vrapi, me banim ne vendin e quajtur Nish Tulla ne Tirane.

Lajmerimin e ka bere nje kalimtar i rastit, i cili e ka pare 21-vjeçarin pertoke te vdekuyr. Policia qe shkoi në vendin e ngjarjes, pas këqyrjes se vendngjarjes arriti te zbuloje 2 gezhoja, ndersa nga te dhenat rezultoi se roja eshte goditur ne afersi.

Grupi i eksperteve mendon se ai eshte qelluar ndersa vrasesit kane qene perballe tij. Pista e pare e dyshimeve qe ngriti policia mbetet ajo e tentatives se grabitjes se karburantit, por duke qene se nuk eshte vjedhur ndonje sasi parash ajo kreu hetime ne lidhje me ndonje konflikt te mundshem te meparshem te 21-vjeçarit.

Por 21-vjeçari nuk rezultoi te kishte asnje problem me aktivitetin e tij ne kohet e fundit. Nderkohe qe ne mesdite pas edhe kqyrjes se kufomes, u shua dyshimi per vetvrasje dhe policia e Tiranes, regjistroi vepren penale te vrasjes. Sipas saj mendohet qe krimin e rende ta kete kryer vetem nje person. Por nga deshmite e marar deri tani te personave qe mund te kene dijeni per ngjarjen, policia sqaron se mund te dale ne ndonje identifikim te mundshem se shpejti, nderkohe qe motivi i vetem mbetet grabitja, edhe pse ajo as nuk eshte tentuar qe te kryhet. Policia nuk ka percaktuar ende nese vrasja ka qene qellimi kryesor dhe nese eshte kryer me paramendim apo jo.

Top Channel