Tiranë, drejtuesit e taksive në protestë

12/03/2012 19:00

Drejtuesit e furgonave-taksi të liçençuar nga bashkia e Kamzës, protestuan të hënën në Tiranë kundër penalizimeve që po u bën policia bashkiake e kryeqytetit.

Ata thonë se në kundërshtim me liçencën e dhënë, që i lejon të ushtrojnë veprimtarinë brenda kufijve të rrethit të Tiranës të marrin pasagjerë, policia bashkiake e Tiranës i ka gjobitur ata me arsyetimin se nuk duhet të marrin në rrugën e kthimit pasagjerë.

Drejtuesit e mjeteve të liçencuara kanë zënë rrugën dhe tregojnë se i kanë kërkuar ndihmë edhe Kryeministrisë për këtë rast. Në përgjigjen e kthyer thuhet se ata kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtarinë brenda rrethit të Tiranës.

Drejtuesit e automjeteve thonë se ata janë të vetmit që pengohen dhe se nuk mund të punojnë vetëm me një rrugë për shkak se çmimet e karburanteve janë shumë të larta. Drejtuesit e mjeteve thonë gjithashtu se nëse çështja e tyre nuk zgjidhet, ata do të bllokojnë edhe rrugën nacionale.

Top Channel