Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues Nen masa te rrepta sigurie, kancelarja gjermane Angela Merkel ndaloi per
nje vizite surprize ne Afganistan. Në kampin e ushtrisë gjermane në
Masar-i-Sharif, ajo u informua mbi gjendjen e ushtarëve.
Ndalesa e Merkelit, e katerta per kancelaren ne kete vend, vjen ne nje moment shume delikat. Si te mos mjaftonte vala e reagimeve qe shkaktoi djegia e Kuranit, nje ushtar amerikan vrau te djelen ne gjendje amoku 16 civile afgane. Permes nje telefonate, Merkel i ofroi presidentit Hamid Karzai ngushellimet e saj e shprehu keqardhjen e thelle per gjestin e ushtarit amerikan. Forcat e NATO-s tha kancelarja gjermane do te bejne c`eshte e mundur te hetimin e vrasjeve. Aleanca e Atlantikut Verior planifikon t`ia kaloje freret e sigurise forcave afgane deri ne 2014-ten, por Merkel e vuri ne shenjen e pikepyetjes nje date te tille, persa kohe afganet, sipas saj, nuk jane gati ta marrin nje pergjegjesi te tille.
“Ne duam ta realizojme kalimin e kompetencave te sigurise deri ne 2013 apo 2014-ten dhe po punojme per kete qellim. Megjithate, nuk di te them sa do t`ja dalim mbane”, tha Merkel.
Gjermani eshte vendi i trete me i madh kontribues per ISAF-in me me shume se 5.000 trupa te angazhuara ne afganistan. Merkel, qe per here te fundit e ka ndaluar ne kete vend ne 2010-ten, kishte deshire te vizitonte edhe trupat gjermane ne Kunduz, por moti i keq e detyroi te hiqte dore nga ky plan.
Top Channel