E paprecedentë në Serbi, dalin pamjet e dhunës ndaj atyre që kritikojnë publikisht qeverinë dhe kryeministrin Vuçiç Forcat amerikane në Afganistan janë vënë në gjendje alarmi për sulme të
mundshme pas masakrës në jug të vendit, ku një toger i ushtrisë
amerikane ekzekutoi 16 vetë, shumica gra e fëmijë.
Vrasjet e pershkruara si mizorite me te medha te kryera nga forcat e Shteteve te Bashkuara gjatë luftës 10 vjeçare në Afganistan, vijne ne nje kohe pershkallezimi te tensioneve mes Washingtonit dhe Kabulit.
Hamid Karzai deklaroi se synimi i ushtarit kishte qene vrasja e civileve te pafajshem. Ai kerkoi shpjegime per kete shperthim dhune qe mori mes te tjereve, jetet e 9 femijeve e tre grave. Presidenti Obama i telefonoi per t’i percjelle tronditjen dhe ngushellimet e tij. Por Karzai e cilesoi masakren “te pafalshme”. Militantet talebane nga ana tjeter, jane betuar per hakmarrje, çka e rendon akoma me shume situaten. Nje hetim i plote mbi ngjarjen eshte duke u zhvilluar, megjithate kjo pak i ngushëllon afganet e lodhur me vdekje civilesh te pafajshem.
“Ne Kandahar, njerezit jane te shokuar e te tronditur nga ky incident. Si mund te hysh ne shtepite e njerezve e te vrasesh gra e femije? Kjo eshte e tmerrshme. Edhe une vete tani jam gati te shkoj e te luftoj perkrah talebaneve kunder ketyre te huajve”, thotë një afgan.
Oficeri amerikan raportohet te kete dale nga baza e tij te dielen, e i eshte drejtuar dy fshatrave te ndodhur vetem 500 metra larg, Alkozai dhe Najeeban.
Aty ka mesyre tre shtepi, e ka hapur zjarr mbi njerezit qe gjeti brenda. Mbi njeren nga banesat u gjeten 11 te vdekur. Disa prej trupave u ishte vene zjarri.
Paskesaj, ushtari eshte kthyer ne baze e eshte vetedorezuar. motivet e gjestit te tij ekstrem jane ende te paqarta. Nuk dihet me siguri nese ka qene i pire, apo ka pesuar ndonje tronditje nervore. Ushtria amerikane nuk e ka bere te ditur identitetin e tij, por burime jozyrtare i thane agjensise se lajmeve associted press se behet fjale per nje 38-vjeçar, te martuar me dy femije, i cili kish qene tre here me sherbim ne Irak, e ky ishte i pari ne afganistan.
Ngjarja i ka demtuar shume marredheniet edhe keshtu te brishta amerikano-afgane. Talebanet po e perdorin si arme per propaganden e tyre, ndersa te zemeruar, lideret fisnore kerkojne drejtesi duke e quajtur apologjine amerikane, krejtesisht te pavlere.
Top Channel