Kakavijë, sekuestrohen 15 kg marijuanë

12/03/2012 00:00

Policia kufitare e Kakavijës njoftoi arrestimin e një personi dhe
sekuestrimin e 15.4 kilogramëve marijuanë, me destinacion
Greqinë.

Sipas informacioneve të fundit lënda narkotike u gjet në mjetin tip benz me targa AA 473 CF, ndërsa drejtuesi i makinës Ervis Myrtaj, banues në Fier u prangos menjëherë.Droga ishte marre ne Patos dhe do dergohej ne Janine, nderkohe qe
policia e Gjirokastres njoftoi homologet greke te Janines per te
arrestuar pritesin e mallit.

Policia sqaron se Myrtaj punonte me makinën e tij si shërbim taksi në linjën Fier-Athinë.

Operacioni antidrogë, një në praga, dy në kërkim

Një person është ndaluar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një operacioni antidrogë të lëshuar nga policia e Tiranës, mëngjesin e ditës së diel.

Policia e kryeqytetit ishte ajo që konfirmoi se ka ndaluar shtetasin 25-vjeçar, Alfred Allajbeu dhe se ka shpallur në kërkim dy ortakët e tij në shpërndarjen e drogës. i riu u ndalua në flagrancë në një local në rrugën “Fortuzi”, në kryeqytet, ndërsa në cilësinë e provës materiale, atij iu ndaluan edhe 600 gramë heroinë e pastër.

Sipas të dhënave të para, Allajbeu
ishte pjesë e një grupi kriminal që merrej me tregëtimin e drogës në
zonën përreth bulevardit Ahmet Zogu I. Detaje të mëtejshme rezervohen
për momentin, pasi operacioni është ende në vazhdim.

Në javën kur Shqipëria u konsiderua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një vend tranzit për kalimin e drogës
dhe prodhues i drogërave të lehta si kanabis, forcat e rendit kanë
lëshuar një seri aksionesh që kanë përfunduar me bllokimin e disa sasive
të konsiderueshme të narkotikëve.

Ditën e premte, në qytetin e Durrësit, një trafikant u ndalua pas një shkëmbimi zjarri së bashku me shtatë kilogramë heroinë.

Më parë gjatë javës, autoritetet italiane ndaluan një motoskaf të fuqishëm që transportonte 1,7 tonë marijuanë nga Shqipëria për në vendin fqinj. Të pesë shtetasit shqiptar që ndodheshin në brendësi të mjetit u prangosën nga policia.

 

Top Channel