Itali, hyn në fuqi ligji për emigrantët

12/03/2012 22:51

Hyn të fuqi në Itali e ashtuquajtura “marrëveshje e Integrimit mes Shtetit dhe të huajit”, një rregullore e detyrueshme që duhet nënshkruar nga të gjithë të huajt sapo kërkojnë lejëqëndrimin e parë për të jetuar në vend.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, e cila ishte hartuar dhe diskutuar që në kohën e qeverisë së kryesuar nga Berlusconi, i huaji angazhohet me shkrim se nuk do të kryeje shkelje dhe do të punojë për arritjen e disa objektivave si mësimi i italishtes dhe njohja bazë e institucioneve italiane.

Ky sistem i ri, që do të prekë vetëm të sapoardhurit, funksionon me kreditë. Kreditë që hiqen në rast shkeljesh penale apo administrative, dhe shtohen në rastin e ndjekjes së kurseve, hapjes se një ndërmarrjeje apo edhe thjesht një kontratë e rregullt banimi. Në përfundim të dy viteve të para të qëndrimit në Itali Sporteli unik për imigracionin shqyrton gjendjen e krediteve të fituara apo të humbura.

Në rast se këto kredite janë të paktën 30, marrëveshje konsiderohet e respektuar, ndërsa kur kreditit nuk e arrijnë këtë kuotë, emigrantit i jepet dhe një vit kohë për të përmbushur angazhimet e marra.

Një sistem që shton së tepërmi dokumentet që çdo emigrant i ri duhet të paraqesë dhe duke shtuar shumë punën e sporteleve të emigracionit, rrezikon të vonojë akoma më tepër dhënien e lejëqëndrimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA