Hungari, ligji për të dhënat personale

12/03/2012 23:47

Qeveria konservatore në Hungari i dorëzoi Parlamentit modifikimin e ligjit për garantuesin e mbrojtjes së të dhënave personale.

Sipas këtij ligji kryeministri Viktor Orban nuk mund të propozojë shkarkimin e kreut të Autoritetit për Mbrojtjen e të dhënave personale.

Zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Tibor Navracis e shpjegoi ndryshimin me shqetësimin e Komisionit Europian, i cili ditë më parë caktoi një afat një mujor, që Budapesti të përshtaste legjislacionin për Bankën Qëndrore, nxjerrjen në pension të gjykatësve dhe garantuesin e të dhënave personale me traktatet europiane.

Ndryshimet e propozuara nga qeveria do të miratohen nga maxhoranca me procedurë të përshpejtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA