Gaza, sërish sulm i Izraelit, viktima

12/03/2012 22:10

Të paktën dy civilë dhe katër militantë janë vrarë nga disa sulme ajrore izraelit në Gaza, duke konfirmuar kështu ndezjen e dhunës në kufi.

Një zëdhënës i shërbimeve palestineze të emergjencës ka deklaruar se dy militantët mbetën të vrarë në një sulm në lindje të Gaza Siti.

Ndërsa më herët, një burrë 65-vjeçar dhe vajza e tij u vranë në një sulm më një kamp refugjatësh, bëjnë të ditur burime mediatike.

Dy anëtarët e xhihadit islamik u vranë në Khan Junis, ndërsa një shpërthim tjetër vrau një djalë 15-vjeçar në Beit Lahiya.

Izraeli thotë se mbi 240 raketa janë qëlluar nga Gaza që prej ditës së premte, duke plagosur 35 persona, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Ditën e hënë 40 raketa tronditën jugun e Izraelit. Dy prej tyre shpërthyen në afërsi të Gederës, 40 kilometra në jug të Tel Avivit, dhe një tjetër në qytetin e Ashdodit, duke plagosur lehtë një grua.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmet me raketa duke i cilësuar si “veprime burracake”, ndërsa Liga Arabe i ka cilësuar sulmet izraelite si “një masakër”.

Ndërkohë, Parlamenti egjiptian ka bërë thirrje për përjashtimin e ambasadorit izraelit nga Kairoja dhe për tërheqjen e ambasadorit të vendit nga shteti hebre.

Dita e shtunë ka qenë më e përgjakshmja në Rripin e Gazës, ku 12 militantë palestinezë mbetën të vrarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA