“Durimi i afganëve ndaj NATO-s ka shteruar”

12/03/2012 15:15

“Durimi i afganëve ndaj NATO-s ka shteruar”, paralajmëroi Ministri i Jashtëm i vendit, pasi një ushtar amerikan vrau 16 civilë afganë në një sulm të paarsyetuar tërbimi.

Deklarata e ashpër zyrtare erdhi pasi ushtria amerikane u vendos në gjendje alarmi, pas premtimit të talebanëve për hakmarrje, pas ngjajes së ndodhur në Kandahar. Midis të vrarëve nga ushtari, i cili dyshohet se vuante një moment të paqëndrueshëm mendor për shkak prej depresionit, ishin edhe nëntë fëmijë.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, deklaroi se ky “ishte një fakt i pafalshëm”. Militantët në vend kanë premtuar se do të lëshojnë një fushatë të re kundër “pushtuesve” të NATO-s.

Ndienjat e popullit afgan ndaj NATO-s kanë prekur një kulm të ulët, pas disa ngjarjeve që kanë dëmtuar rëndë reputacionin e alenacës në vend. Përpara vrasjes së 16 civilëve, një video u transmetua e disa ushtarëve të tjerë duke djegur disa kopie të Kuranit në bazën e Bagramit, ngjarje që provokoi një revoltë popullore në vendin e varfër me 30 milionë banorë.

Uashingtoni ka parashtuar një ndjesë formale pas ngjarjes, por që nuk ka shërbyer për të ulur tensionet.

Ditën e dielë, një ushtar amerikan hapi zjarr në mënyrë të pashpjeguar, ndërsa po shëtiste jashtë bazës së tij, në një qendër të banuar, pranë Kandaharit. Sipas dëshmitarëve pamorë, ai hyri në tre shtëpi, ekzekutoi të gjithë banorët e ndodhur brenda dhe qëlloi si i tërbuar në rrugë ndaj turmës, përpara se t’i mbaronte municioni. Të paktën tre fëmijë janë vrarë me një plumb të vetëm në kokë. Ushtari u kthye pas ngjarjes në bazë, ku u vetëdorëzua tek autoritetet ushtarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA