Dhuna ndaj “shtetasve të internetit”

12/03/2012 23:56

Pesë të vrarë dhe 200 të arrestuar, viti 2011 mbetet një vit i dhunshëm, i paprecedentë kundër blogerave.

Sipas raportit të “Reporterëve Pa Kufij”, “shtetasit e Internetit” kanë qënë frymëzuesit e ndryshimeve politike në botën arabe.

Krah gazetarëve, ata u përpoqën të bllokojnë censurën, por nga ana tjetër paguan një cmim të lartë.

Pesë prej tyre u vranë, të impenjuar në këtë mision informues. Në vitin 2011, u arrestuan 200 blogera, 30 % më shumë se viti i kaluar. Vetëm në Siri, u arrestuan 120 shtetas, që kanë përdorur internetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA