Bie popullariteti i Obamës

12/03/2012 00:00

Mes rritjes së çmimit të gazit dhe naftës, e pasigurive për të ardhmen
fiskale të vendit, shumica e amerikanëve nuk pajtohen me mënyrën sesi
Barak Obama po e menaxhon ekonominë.

Një sondazh i ‘Washington Post’ tregon një tjetër rënie të popullaritetit për presidentin amerikan. 50% e të intervistuarve janë shprehur thellësisht të pakënaqur me performancën ekonomike të Obamës, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në histori.

Këndvështrimet pesimistë janë në rritje, pavarësisht se tabloja ekonomike në linja të përgjithshme konsiderohet e përmiresuar. Rritja e çmimit te karburanteve eshte kthyer ne problem me ndjeshmeri te madhe politike dhe pasojat, sipas “Washington Post”, nuk duhen nenvleresuar.

Rezultatet e anketimit permbysin ne kete menyre pretendimet se Obama kishte fituar terren kundrejt rivaleve republikane. Ish-guvernatori i Massachusetts-it, Mitt Romney dhe ish-senatori Rick Santorum, tani kane nivele popullariteti thuajse te ngjashme me te.

Sondazhi negativ per Obamen vjen vetem 5 jave pasi shefi i Shtepise se Bardhe u duk se po merrte nje hov te perkrahjes per permiresimin e ekonomise. Faji kryesor per kete situate duket se rendon pikerisht mbi çmimet e naftes dhe gazit. Gati dy te tretat e te intervistuarve nuk jane dakort me menyren sesi presidenti e ka menaxhuar situaten me karburantet, çmimi i te cilave eshte rritur ndjeshem, duke renduar financat e familjeve amerikane.

Top Channel