Barça fiton, por sërish -10

12/03/2012 00:00

Edhe pse nga distanca, Barcelona vazhdon ndjekjen e Realit të Madridit duke iu përgjigjur nga java në javë.

Në ndeshjen e radhës katalanasit kanë mundur pa vështirësi Racing Santander. Edhe për këtë fitore mendon Lionel Mesi duke shënuar të dy golat e takimit, i cili përfundoi me rezultatin 2-0.

Në pjesën e parë shërben Fabregas asistin për argjentinasin që zhbllokon takimin, ndërsa në të dytën është një 11-metërsh që shndërrohet po nga ai në gol.

Edhe pas kësaj fitoreje diferenca mes tyre dhe madrilenëve që kryesojnë kampionatin spanjoll mbetet në 10 pikë.

Top Channel