Bajern rifiton besimin
12/03/2012 00:00
Fitorja e thellë në Bundesligë këtë fundjavë ka mbajtur skuadrën e Bajernit në garë për titullin kampion, por përvec kësaj ka shtuar besimin para sfidës së Ligës së Kampioneve ndaj Bazelit.
Me 23 goditje në portë, 13 goditje kendi, 61 përqind kontroll të topi dhe më e rëndësishmja, fitorja 7-1. Këto janë statistikat e frikshme të bavarezëve në ndeshjen e Bajern-Hofenheim.
“Ishte një ndeshje e mrekullueshme dhe kishim kohë pa parë një të tillë”, deklaroi presidenti i Bajernit, Uli Henes.
Bajerni do të presë në Mynih ditën e martë skuadrën zvicerane të Bazelit dhe për të siguruar kualifikimin duhet të mposhtë atë me diferencën e dy golave, pasi ndeshja e parë në Zvicër përfundoi 1-0 për Bazelin.
Top Channel