Superliga, Skënderbeu në krye

11/03/2012 00:00

Skënderbeu mposhti 4-2 Shkumbinin në Peqin, fitorja e 8 radhazi në kampionat për korçarët e drejtuar nga Stanislav Levi i ngjit ata përkohësisht në vendin e parë me 35 pikë, 2 më shumë se Tirana që të dielën do të luajë me Pogradecin.

Dy gola të Sebino Plakut mbyllën pjesën e parë 2-0 në favor të Skënderbeut. Në të dytën miqtë shënuan sërish, ketë herë me Xhafën i cili në fund shënoi golin e katërt dhe të dytin personal në këtë sfidë.

Golat për peqinasit i shënoi golashënuesi më i mirë për momentin, Roland Dervishi.

Vllaznia bëri suprizën e kësaj jave pasi mundi 0-1 në Durrës Teutën, skuadër kjo që tashmë humbet edhe vendin e dytë duke zbritur një më poshtë.

Golin e fitores për shkodranët e Rudi Vatës e shënoi në minutat e fundit Dritan Smajli. Kjo është humbja e dytë në këtë sezon për durrsakët. Edhe në fazën e parë ata u mundën po nga Vllaznia.

Pas barazimit në Kupë, Flamurtari ka barazuar në Superligë.

Vlonjatët nuk shkuan më shumë se 1-1 me Kastriotin, një rezultat që tregon se diçka nuk shkon siç duhet me skuadrën e Muçës.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Pejic, Flamurtari nuk arriti ta ruajë këtë fitore deri në fund pasi në fund Inkango shënoi golin e barazimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA