Një sulm me eksploziv në veriun e Pakistanit vrau të paktën nëntë vetë dhe plagosi disa dhjetëra, disa orë pasi disa viktima u regjistruan nga një shpërthim në Kenia, mëngjesin e së dielës.
Bomba në Pakistan shpërtheu në qytetin e Peshavarit, gjatë një ceremonie mortore. Lajmi u konfirmua nga burimet policore vendore.
Ndonëse detajet janë ende të kufizuara, “Associated Press” raporton se në qendër të sulmit ishte vendosur një politikan, i cili kishte kritikuar hapur militantët islamikë së fundmi. Megjithatë, politikani arriti të shpëtonte i pacënuar.
Peshavari, një krahinë në kufi me Afganistanin, është tërësisht e zhytur në kaos dhe e komentuar nga talebanët, me lidhje të ngushta me Al-Kaedën. Krahina është bërë objekt i vazhdueshëm bombardimesh nga avionët amerikanë pa pilotë.
Më parë gjatë ditës, katër persona mbetën të vrarë dhe dhjetëa të tjerë u plagosën, kur një granatë shpërtheu në një stacion autobuzi në kryeqytetin e Kenias, Najrobi.
Policia fajësoi grupin terrorist të Al-Shabab, si autor të këtij sulmi, pjesë e një fushate territori të deklaruar në Kenia, që pas dërgimit të disa mijëra forcave ushtarake keniane për të vendosur rendin në Somali, shtet i dominuar tërësisht nga organizata talebane.
Top Channel