Seria A, Roma rikthehet te fitorja
11/03/2012 00:00
Roma mundi 1-0 Palermon, fitorja e parë pas 5 vjetësh për kryeqytetasit në këtë stadium.
Golin për skuadrën e Luis Enrique-s e shënoi Borini, goli i nëntë ky për sulmuesin nga Bolonja.
Kjo është humbja e tretë radhazi për Palermon, ndërkohë që për Romën është fitorja e parë pas 2 humbjeve radhazi.
Tashmë verdhekuqtë mbajnë vendin e gjashtë me 41 pikë, ndërsa Palermo në vendin e nëntë me 34 pikë.
Top Channel