Seria A, fiton Milan, ngec Juve

11/03/2012 17:20

Milani ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Leçes në javën e 27-të të Serisë A, duke forcuar pozitat në krye të klasifikimit.

Një gol i Nocerinos në minutën  e 7-të dhe një i  të zakonshmit Ibrahimoviç 60 minuta më pas i japin Milanit fitoren e radhës në kampionatin italian.

Juventus nuk arrin të shkojë më tepër se një barazim 0-0 në Genoa, pavarësisht presionit të vazhdueshëm dhe një traverse të goditur nga Vucinic në fillimin e pjesës së dytë.

Për sa i përket zonës së shpëtimit, Siena arrin të fitojë një ndeshje të rëndësishme në fushën e Cezenës 0-2. Shënon sërish Bogdani, pas golit të avantazhit të Brienzës.

Fiorentina humbet në Katania 1-0, duke rëshqitur edhe më poshtë në renditje.

Në takimin tjetër, në Bergamo, Atalanta dhe Parma ndahen me një barazim  1-1.           

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA